Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

SHBA, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County, në Florida.

Avioni i tipit Learjet 60 u rrëzua pranë Military Trail, mes Cresthaven Boulevard dhe 10th Avenue North, ndërsa pas përplasjes shpërtheu në flakë.
Sipas CNN, avioni kishte në bord nëntë persona dhe ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom në Teksas, me destinacion Bahamas.

Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit të cituara nga CNN, avioni humbi rreth 27 mijë feet, ose mbi 8 mijë metra lartësi, brenda vetëm një minute, pak përpara se të ndërpritej gjurmimi.
Në zonë kishte stuhi të shpërndara në momentin e aksidentit dhe se avioni kishte kaluar përmes një zone me stuhi më të fortë disa minuta përpara se të niste humbjen e shpejtë të lartësisë. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në rrëzimin e tij.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë avionin duke rënë me shpejtësi drejt tokës, përpara se të përplaset dhe të shpërthejë në flakë pranë një zone të banuar.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur shkaqet e aksidentit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po hetojnë ngjarjen.
Në pamjet e publikuara në platformën X nga Scope Report shihet momenti i rënies së avionit

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

BRITANI E MADHE, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ministrja...

Ambasadori i ri i Izraelit tregon forcën duke ngritur pesha të rënda në Palestër! Ka një mesazh për shqiptarët?

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ohad Nakash Kaynar...

Edi Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ rikthehet para Kryeministrisë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë...