Konfiskimi i pronës menjëherë për ndërtime të paligjshme, paralajmëron Rama

Rama paralajmëron masa të rënda për ndërtime të paligjshme dhe abuzues të lejeve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme ose abuzojnë me lejen e ndërtimit.

Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin të njëjtin apartament dy herë do të ndëshkohen, ndërsa objekti do të konfiskohet menjëherë.

“Nuk bën më të hapen platforma pa kontroll deri te rruga. Çdo ndërtim ku projekti deformohet përfshin një zinxhir përgjegjësish, në qendër qëndron ndërtuesi. Ata që kapen në faj do të futen në listën e zezë dhe nuk do të ndërtojnë më. Masat janë të rënda dhe konfiskimi i pronës do të jetë menjëherë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bllokimit të zinxhirit të mashtrimeve ndaj qytetarëve dhe se nuk do të tolerohet asnjë rast ku një apartament shitet dy herë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...