Kumbaro: Shqipëria mirëpret 10% më shumë turistë të huaj në gusht 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se muaji gusht 2025 u mbyll me 10% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë panelit të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2025”, Kumbaro i cilësoi turistët e huaj si “ambasadorë bio”, që promovojnë Shqipërinë dhe produktet e saj natyrore gjatë gjithë kohës.

Ministrja theksoi se turizmi dhe mjedisi nuk mund të ndahen, pasi zhvillimi i qëndrueshëm turistik kërkon gjithmonë mbrojtjen e mjedisit. “Shqipëria po ruan ekuilibrin mes turizmit dhe mjedisit, që sot shërben si instrument pozitiv për promovimin e turizmit”, u shpreh Kumbaro.

Sipas saj, turisti i ri ka një profil të ndryshëm: fokus në energji të gjelbër, konsum të qëndrueshëm dhe eksperienca bio. Për shembull, mënyrat e udhëtimit, përdorimi i energjisë, dhe aksesimi i shërbimeve që respektojnë mjedisin janë vendimtare për këtë segment të turistëve.

Shifrat tregojnë rritje të vizitorëve nga tregje të ndryshme: Brazili +16%, Kili +18%, Meksika +11% për gusht 2025. Ministrja Kumbaro nënvizoi se vizitorët e huaj janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit turistik dhe ekonomisë së kënaqësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia e nis...

Mali me mbetje shembet mbi shtëpitë në Guine, të paktën 30 viktima dhe 20 të plagosur

GUINE , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 30...

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një tjetër i plagosur rëndë

SHKODËR, 24 gusht 2026 /Albania Express News/ – Një...