LIBRAZHD–PRRENJAS/ Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur dërgohen në spital

Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur dërgohen në spital

LIBRAZHD – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:45 në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të plagosurit janë:

  • Franc Gjokola, i vitlindjes 1998, drejtues i automjetit me targa AC 303 AM.
  • Bjorni Çuçuli, drejtues i automjetit me targa AB 050 TY.
  • Bernildo Bitroshi, pasagjer në njërin prej automjeteve.

Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet informacion më i detajuar nga autoritetet përkatëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME