Nisma e Borussia Dortmund/ Shpërblen tifozët në stadium, ja për çfarë bëhet fjalë…

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Borussia e Dortmundit kërkon të inkurajojë tifozët e tij të lënë mënjanë telefonat gjatë ndeshjeve në stadium, duke shpërblyer ata që e përdorin më pak.

Klubi gjerman ka prezantuar një funksion të ri në aplikacionin e tij me emrin ‘FanModus’ që lejon grumbullimin e pikëve për çdo minutë të kaluar pa e përdorur telefonin gjatë ndeshjeve në shtëpi. Tifozët që grumbullojnë më shumë pikë do të mund të fitojnë çmime mes të cilave fanella me autografë dhe kuponë për blerje në dyqanet zyrtare të klubit.
Sistemi regjistron kohën gjatë së cilës ekrani i smartphone mbetet i bllokuar. Gjatë pushimit të ndeshjes, telefono mund të përdoret për ta riaktivizuar funksionin në pjesën e dytë. Grumbullimi i pikëve përfundon në përfundim të ndeshjes.

Sipas Borussias së Dortmundit, thuajse 2/3 e tifozëve në stadium përdorin rregullisht smartphonët e tyre në tribuna. ‘Sa vjen e më shumë tifozë janë të bezdisur nga fotot selfie, lidhjet live në internet dhe rrjetet sociale në tribuna-shpjegon klubi gjerman që më pas iu bën apel tifozëve-lëreni smartphone në xhep dhe shijoni ndeshjen në të gjitha aspektet’.
Funksioni ‘FanModus’ i aplikacionit të Borussia Dortmund do të mund të jetë në dispozicion që në ndeshjen e ardhshme të Bundesligës, atë me Eintrachtin e Frankfurtit që do të luhet ditën e shtunë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FSHH zgjeron partneritetet, Universiteti i Elbasanit pjesë e vizionit për zhvillimin e hendbollit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand...

Mentor Kikia-Berishës: “Bëjini një shërbim Shqipërisë, tërhiquni nga ambicia për kryeministër”

Analisti i drejtohet kreut të Partisë Demokratike me një...

PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas informacioneve nga...