Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli para mediave para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë. Ai theksoi rëndësinë e sfidës:
“Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme.”
Për skuadrën dhe lojtarët e rinj:
“Duhet të mbështesim 21-vjeçarët dhe ata që janë 20. Nëse nuk do të bëjnë një performancë të mirë nesër, do e them. Por besoj te lojtarët e mirë, do shkojnë në fushë dhe do bëjnë shumë, shumë mirë.”
Për taktikat dhe formacionin:
“Do të ndryshojmë formacionin, ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedhim ekipin për nesër.”
Për rëndësinë e ndeshjes:
“Çdo ndeshje është e rëndësishme kur ti do të shkosh në Botëror. Duhet të futemi në fushë për të fituar ndeshje të tilla, pasi në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh.”

