Aksident i rëndë në Librazhd, rrokulliset makina në kthesë, drejtuesi në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në një zonë rurale të bashkisë Librazhd, ku një drejtues automjeti ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura. Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht, i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...