Përplasje për rrugën Egnatia në Peqin, kryebashkiaku Maçi: “Asfalti e mbron, nuk e shkatërron”

Nga Fatmir Popja

Rivitalizimi i segmentit urban të rrugës historike antike Egnatia në Peqin ka ndezur debat mes përfaqësuesve lokalë dhe studiuesve të trashëgimisë kulturore. Studiuesi Auron Tare ngriti alarmin këtë javë për ndërhyrjen me asfalt përgjatë një segmenti të rrugës antike, duke e konsideruar një “masakër mbi historinë”.

Por Kryebashkiaku Bukurosh Maçi e mohoi me forcë këtë pretendim: “Asfalti nuk e ka prekur Rrugën Egnatia. Përkundrazi, e mbron nga degradimi dhe e bën të aksesueshme për banorët dhe vizitorët. Prej vitesh rruga ishte e mbuluar nga ferrat. Sot po e kthejmë në një pikë referimi turistik,” u shpreh Maçi. Ai shtoi se ndërhyrja është bërë me kujdes dhe pas konsultimeve me ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe se për herë të parë Peqini po investon për promovimin e vlerave të tij historike dhe turistike.

Polemikat u thelluan edhe më tej nga reagimi i studiuesit Genc Gripshi, pjesë e administratës së bashkisë Peqin, i cili kritikoi ashpër qëndrimin e Auron Tares në një postim në Facebook: “Z. Tare nuk ka ardhur asnjëherë të shohë nga afër rrugën. Asnjë centimetër asfalt nuk ka shkelur mbi kalldrëmin antik. Po të mos ndërhynim, rruga do vazhdonte të shkatërrohej nga makinat që kalonin çdo ditë mbi të,” shkruan Gripshi. Ai kujtoi gjithashtu një projekt të paralajmëruar vite më parë nga vetë Auron Tare për rivitalizimin e Rrugës Egnatia, i cili sipas tij nuk u realizua asnjëherë.

Ndërkohë, Bashkia Peqin kërkon mbështetje për restaurimin e Urës së Çopanajt, një strukturë antike që daton prej shekullit të dytë para Krishtit, duke i bërë thirrje institucioneve që të ndihmojnë në evidentimin dhe ruajtjen e pasurive historike të zonës. Rruga Egnatia, një nga arteriet më të rëndësishme të Perandorisë Romake, mbetet sot një pasuri e jashtëzakonshme e trashëgimisë shqiptare, por edhe një burim debatesh për mënyrën se si duhet ruajtur dhe promovuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...