San Marino–Shqipëri, Maran përcakton 23-shen

SAN MARINO, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje ndeshjen e dytë në Nations League, përballë San Marinos, në një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Digitalb.

Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, duket se i ka bërë zgjedhjet e tij për këtë përballje dhe ka përcaktuar edhe futbollistët që nuk do të jenë pjesë e 23-shes së ndeshjes.

Feta Fetai dhe Sabah Kerjota do ta ndjekin sfidën nga tribuna, pasi nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen ndaj San Marinos.

Jashtë skuadrës për këtë takim do të jetë edhe Klisman Cake, i cili mungon për shkak të një problemi fizik. Ndërkohë, portieri Simon Simoni është bashkuar me Kombëtaren U-21, që do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Ukrainës.

Një rikthim në 23-shen kuqezi është ai i Luis Hasës, i cili e ndoqi nga tribuna ndeshjen e mëparshme ndaj Bjellorusisë.

Sfida San Marino–Shqipëri do të gjykohet nga një trupë arbitrale hungareze. Në favor të kuqezinjve flet edhe historia e përballjeve direkte, pasi Shqipëria ka fituar të katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndaj San Marinos.

Kombëtarja synon të vijojë fushatën e saj në Nations League me një tjetër rezultat pozitiv dhe të konsolidojë objektivin e saj në këtë edicion.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Traversë dhe dy gola të anuluar, rivalët i “paketojnë” Shqipërisë kreun e grupit në vetm

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/ – Shqipëria...

18-vjeçari që u refuzua nga 15 universitete, por ndërtoi një aplikacion që gjeneron dhjetëra milionë dollarë

AMERIKË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Historia e Zach...

Manchester City shpallet fajtor për shkelje financiare, mbi 900 milionë paund të ardhura të fryra artificialisht

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Manchester City...