“Ka nga ata që duan të më vrasin”/ Ronaldo nuk kursehet ndaj kritikave: As me pushkë nuk ia dalin dot, unë i shmangem çdo plumbi

PORTUGALI ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj kritikave të drejtuara ndaj tij, duke theksuar se pas më shumë se dy dekadash në futboll është mësuar me sulmet dhe vëmendjen mediatike.

Duke folur në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor i kombëtares së Portugalisë, sulmuesi i Al Nassr tha se gjatë karrierës së tij është ndier i mirëpritur në shumë vende.
“Kam luajtur futboll për shumë vite dhe jam mirëpritur pothuajse kudo”, u shpreh Ronaldo.

Portugezi iu përgjigj edhe kritikave nga disa media, duke përdorur një metaforë për të treguar se nuk ndikohet prej tyre.
“Disa kanale pëlqejnë të më sulmojnë dhe të përpiqen të më vrasin, por nuk kanë asnjë shans, as me pushkë. Edhe atëherë, i shmangem plumbit”, tha ai.
Ronaldo theksoi se është mësuar me kritikat, por vlerësoi mbështetjen që vazhdon të marrë nga tifozët.
“Jam mësuar me këtë, e kam bërë këtë punë për më shumë se 20 vjet, por ajo që më ka mbetur janë ata që më duan. Ndjej dashurinë e popullit portugez”, përfundoi ylli i Portugalisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani shpallet “European City of Sport 2027”, një vlerësim prestigjioz nga ACES Europe

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasani ka...

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave u rritën 10%, shtohen blerësit jorezidentë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Tregu i pasurive...

“Gjurmë kohe”, një udhëtim në kujtesën dhe trashëgiminë elbasanase , promovohet libri i tetë i Ingrid Zaimit

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Në mjediset...

Finalizohen dy faza të operacionit “The Wanted”, arrestohen në Rusi dhe Itali dy persona të kërkuar nga Shqi

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Policia e...