“MARRE”! Kryeministri Edi Rama i ashpër me Dhomat e Specializuara të Hagës

TIRANË ,16 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshëm vendimin e Dhomave të Specializuara të Hagës, të cilat sot kanë shqiptuar vendimet e dënimit me burg për ish-krerët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare që i solli lirinë Kosovës.

“MARRE” shkruan Edi Rama, ndërsa në fotografinë që ai ka publikuar, harta e Europës është e rrethuar me tela me gjemba dhe në qendër shënimi në zhargonin e shqipes së Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë shqiptuar dënimin me 25 vite burg për presidentin e Kosovës dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare, gjithashtu me burg edhe për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

E TURPSHME! Gjykata e Hagës dënon presidentin Hashim Thaçi me 25 vite burg, edhe përse nuk gjeti prova për krime kundër njerëzimit

Gjyqtari Smith, përmendi shumë faktorë lehtësues për Hashim Thaçin, që nga ndërprerja e detyrës si President i Kosovës, dorëzimi vullnetar, bashkëpunimi me drejtësinë dhe rrëzimi i akuzave kryesore, por dënimi që shqiptoi nuk reflektonte asnjë prej tyre.

Po ashtu, pati faktorë lehtësues edhe për tre çlirimtarët e tjerë, por siç gjyqtari Smith tha, atyre u është dhënë peshë inferiore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...