Ndahet nga jeta agronomi i njohur i zonës së Dumresë, Shefqet Hysa , për 50 vite ishte në shërbim të bujqësisë dhe fermerëve

BELSH  ,15 shtator 2026 /Albania Express News/-Është ndarë nga jeta në mishën 74 vjeç Shefqet Hysa, një prej figurave të njohura të bujqësisë në zonën e Dumresë dhe Belshit, i cili për më shumë se gjysmë shekulli ia kushtoi jetën tokës, bimëve dhe zhvillimit të bujqësisë në këtë trevë.

Për rreth 50 vjet, Hysa ka shërbyer si agronom në 35 fshatra të zonës, duke u bërë një emër i njohur për fermerët dhe banorët e Dumresë. Përvoja e tij e gjatë dhe njohuritë në fushën e bujqësisë i kishin dhënë atij edhe epitetin “doktori i tokës, i bimëve dhe i vreshtave”.

Gjatë karrierës së tij, Shefqet Hysa u angazhua në këshillimin e fermerëve për kultivimin dhe mirëmbajtjen e tokave bujqësore, pemëtarisë dhe vreshtarisë. Ai njihej për një qasje moderne në administrimin e tokës dhe për përpjekjet për të përcjellë tek fermerët metoda bashkëkohore të punës dhe përkujdesjes ndaj kulturave bujqësore.

Puna e tij nuk u kufizua vetëm në profesionin e agronomit. Shefqet Hysa ishte aktiv edhe në median lokale, ku përmes BelshiTV përcillte këshilla dhe informacione praktike për bujqit e zonës, duke kontribuar në informimin e komunitetit për problematikat dhe nevojat e bujqësisë.

Ai e kishte lidhur gjithë jetën me Belshin dhe Dumrenë, duke e njohur nga afër tokën, klimën, kulturat dhe traditat bujqësore të kësaj zone.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje për familjen, komunitetin e Belshit dhe fermerët e shumtë me të cilët bashkëpunoi ndër vite.

Shefqet Hysa do të kujtohet për kontributin e tij të gjatë në bujqësi, përkushtimin ndaj tokës dhe dijet që u përcolli brez pas brezi banorëve të Dumresë.

Albania Express News i shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.

U prehtë në paqe!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...