Mbyllet java e dytë në Kategorinë e Parë/ Besa, Korabi e Bylis fitojnë jashtë fushe, marrin 3 pikët dhe Pogradeci e Iliria

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Java e dytë e Kategorisë së Parë regjistroi 3 fitore në transfertë dhe bëhet fjalë për Korabin, Besën dhe Bylis.

Skuadra dibrane arriti të mposhë Besëlidhjen në Lezhë me rezultatin 2-1 duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në këtë sezon të ri. Ishte një ndeshje që pati dramën brenda saj për shkak të gjendjes së Lorenc Trashit që u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të forta në stomak. Taulant Marku dhe Hernan Reçi shënuan për Korabin, ndërsa për Besëlidhjen golin e vetëm e shënoi Akansase.
Besa i dha leksion futbolli Sopotit në Librazhd duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 me gola të shënuar nga Redon Danaj, Fatmir Prengaj, Manfredas Ruzgis dhe Ermir Spahiu me penallti. Ndërsa Bylis fitoi në fushën e Orikut me rezultatin 2-1.

Iliria dhe Pogradeci ishin skuadrat e tjera që morën maksimumin në ndeshjet e tyre që i luajtën në shtëpi. Iliria iu imponua Kukësit duke e mposhtur me rezultatin 3-1 me skuadrën verilindore që e mbylli ndeshjen në inferioritet numerik. Ndërsa Pogradeci arriti të gjunjëzojë Kastriotin duke e mundur me rezultatin 2-1

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ilmira Lika në Kuvendin e Malit të Zi: më shumë përfaqësim për gratë shqiptare dhe komunitetet pakicë

PODGORICË, 14 shtator 2026 /Albania Express News/ – Gazetarja...

Trump surprizon në Irlandë, njofton heqjen e tarifës 10% për uiskin irlandez: Të gjithë po më bezdisnin ta bëja

SHBA.13 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald Trump...

AF Elbasani i shkakton humbjen e parë në kampionat skuadrës Kampione Egnatia e Rrogozhinës

ELBASAN ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani ka...