Renditja e Superiores/ Si ndryshon pozicionimi i skuadrave pas 3 ndeshjeve të para të javës së katërt

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Të premten dhe këtë të shtunë u zhvilluan tre ndeshjet e para të javës së katërt të Abissnet Superiore duke dhënë rezultate që kanë sjellë ndryshime në klasifikim.

Në Niko Dovana të Durrësit, Teuta shënoi fitoren e tretë radhazi teksa mundi Vorën 2-0, një rezultat ky që e çoi në kuotën e 10 pikëve duke e lejuar që të parakalojë përkohësisht Egnatian dhe Dinamon që janë me nga 9 pikë secila me skuadrën e Ilir Dajës që e arriti këtë kuotë pikësh pikërisht pas fitores me Partizanin 4-2 në një derbi argëtues dhe spektakolar
Ndërsa ditën e premte në Korçë u përballën Skënderbeu dhe Tiranën, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrat që morën nga 1 pikë secila. Pas këtij rezultati Skënderbeu e sheh veten në vendin e parafundit me 2 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e pestë me 4 pikë. Java e katërt e Abissnet Superiores do të mbyllet me sfidat e së dielës, Laçi-Vllaznia dhe Elbasani-Egnatia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Harta e re Territoriale, Rama nga Vlora: Bashkimi do bëhet, e thotë historia dhe numrat

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Tabaku: Duhet transparencë për kontratat mbi transformimin e pasurive publike

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Deputetja e Partisë...

Rama: “Paketa e maleve” jo për resorte, por turizëm malor cilësor në Shqipëri

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...