Mbyllet seanca plenare, vijojnë tensionet jashtë Kuvendit: shoqërohen disa protestues, mes tyre Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar është mbyllur pas rreth një ore, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Protesta, e cila shoqëroi nisjen e sesionit të ri parlamentar, është përshkallëzuar në disa momente. Policia ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka blinduar perimetrin përreth Kuvendit, ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariat pasi kanë kaluar barrierat dhe kanë shkelur perimetrin e sigurisë.

Gjatë përplasjes, protestuesit kanë hedhur vezë dhe shishe uji në drejtim të efektivëve të policisë. Mes personave të shoqëruar raportohet se është edhe Adriatik Lapaj.

Ndërkohë, situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e policisë po monitorojnë protestën dhe po ndërhyjnë për të ruajtur perimetrin e sigurisë.

Nisja e sesionit të ri parlamentar është paraprirë nga debate të forta politike, veçanërisht në Konferencën e Kryetarëve, lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Seanca plenare e sotme shënon rikthimin e deputetëve në Kuvend pas pushimeve, ndërsa protesta jashtë godinës ka shoqëruar zhvillimet e para të sesionit të ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...