Tensione në protestën para Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit.

Gjatë situatës së krijuar, policia ka shoqëruar kreun e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas njoftimit të bërë nga forca politike që ai drejton, Lapaj ka mbetur i lënduar gjatë momentit të shoqërimit.

Ndërkohë, protestues të pranishëm në tubim pretendojnë se gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj Lapajt është përdorur dhunë.

Përplasjet kanë vijuar për disa momente jashtë godinës së Kuvendit, ndërsa situata është monitoruar nga forcat e rendit të angazhuara për menaxhimin e protestës.

Në vijim pritet të ketë më shumë informacion lidhur me rrethanat e shoqërimit të Lapajt dhe situatën e krijuar gjatë protestës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra nis nga nesër kontrollin derë më derë

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Agjencia Shtetërore...

Përplasje dhe shoqërime gjatë protestës jashtë Parlamentit, në pranga edhe Adriatik Lapaj

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Nisja...

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, policia tenton t’i largojë, shoqërohen disa tubues

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/ – Tensionet...