Koçiu :Kalaja e Gjirokastrës , magnet për turistët , 200 mijë vizitorë nga janari 2026

TIRANË , 06 shtator  2026/Albania Express News/-Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për historinë, arkitekturën, peizazhin dhe gastronominë.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet një nga destinacionet turistike më të vizituara, duke konfirmuar interesin në rritje të vizitorëve vendas e të huaj.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga janari në gusht, 200 mijë vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë Kalanë e Gjirokastrës, për të zbuluar nga afër historinë, arkitekturën dhe trashëgiminë e një prej qyteteve më të veçanta të Shqipërisë.

Sipas zv/kryeministres, Kalaja e Gjirokastrës mbetet një magnet i vërtetë për turistët dhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë, që vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

“Shqipëria Turistike, me një tjetër shifër që flet qartë për suksesin e saj. Bashkë, drejt rekordeve të reja”, tha Koçiu.

Kalaja e Gjirokastrës ndodhet e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit. Krahasuar me kalatë mesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja dhe ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia e saj është 75 m dhe gjatësia 500 m. Për t’u shtuar rezistencën mureve të kalasë janë ngritur pesë kulla të fuqishme.

Në hyrje gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga fillimet e përdorimit të tyre e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare, dyshimet e para

FINIQ, 06 shtator 2026/Albania Express News/- Një zjarr ka...

Megaoperacion në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë

TIRANË, 6 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...

Fund dramatik në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë dhe merr tre pikët me Human

SHKODËR , 05 shtator 2026/Albania Express News/-Partizani ka marrë...