TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nisjen e procesit “Prania Besnike”, i cili do të zhvillohet çdo të premte në të gjithë territorin.
Rama tha se nga kjo e premte, në orën 17:00, do të nisë një proces i vazhdueshëm dëgjese me qytetarët, i cili do të vijojë për sa kohë ai do të jetë në krye të PS-së.
“Që nga kjo e premte e çdo të premte tjetër, në orën 17:00 është nisja e një procesi të pranisë në të gjithë territorin, dëgjesë me qytetarët që nuk ndalet, derisa unë të jem kreu i PS-së”, u shpreh si fillim Rama.
Sipas Ramës, deputetët nuk duhet të përdorin funksionin e tyre për të kërkuar favore te drejtuesit e institucioneve, ndërsa “Prania Besnike” duhet të fokusohet te problemet reale të qytetarëve dhe ndjekja e tyre pranë institucioneve.
“Prania Besnike kërkon që deputeti nuk duhet të marrë në telefon një drejtor dhe t’i kërkojë ndere. Në Praninë Besnike nuk shkohet për të treguar se sa janë rritur të ardhurat ekonomike, por çfarë nuk na thotë rritja ekonomike. Në praninë besnike nuk shkohet për të marrë vota, për të rekrutuar patronazhistët e ardhshëm, për të marrë hallin dhe për ta referuar te institucionet. Ndërkohë, merret përsipër që të ndiqet dhe në emër të qytetarit, përveçse ai vetë do të bëjë ndjekjen e vet, rruga e hallit. Këtu ka një vijë të panegociuar që prania besnike të ketë sukses dhe, nëse Besa mos të grabitet nga përmbajtja, që Pasqyra të funksionojë jo si shfaqja e fundit e PS në hapësirën publike para zhdukjes së saj, për t’i dhënë një fuqi të re partisë sonë. Vija e panegociueshme është: partia nuk bëhet shtetin. Nuk është sportel punësimi. Militanti nuk është rruga e qytetarit për të marrë të drejtën që jep ligji dhe të gjithë së bashku nuk janë Kalaja Dibrane për të kapërcyer pragun e meritës. Sistemi do të përgjigjet vetë. Politika duhet të jetë antenë për shtetin që dëgjon dhe jo kanal paralel i shtetit që nuk funksionon”, tha Rama.

