14 shkolla në Librazhd dhe Prrenjas pjesë e programit “Pas Shkolle”, deputetja Bora Muzhaqi: Më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë , programi shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin

LIBRAZHD/PRRENJAS ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-14 shkolla në bashkitë Librazhd dhe Prrenjas do të jenë pjesë e programit “Pas Shkolle” gjatë këtij viti, duke iu bashkuar 408 institucioneve arsimore në të gjithë vendin që do të ofrojnë mundësi shtesë për nxënësit pas përfundimit të orarit mësimor.

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Qarkut Elbasan, Bora Muzhaqi, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. Ajo thekson se përfshirja e shkollave të këtyre dy bashkive në program synon t’u krijojë fëmijëve dhe të rinjve më shumë mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar aftësitë dhe për të nxitur talentet e tyre.

Sipas listës së publikuar nga deputetja, në Librazhd programi do të zbatohet në 10 institucione arsimore:

  • Shkolla 9-vjeçare “Genc Leka”
  • Shkolla “Veiz Çota”, Togëz
  • Shkolla 9-vjeçare “Vilson Blloshmi”
  • Shkolla 9-vjeçare “Shaban Leka”
  • Shkolla 9-vjeçare “Funares”
  • Gjimnazi “Ibrahim Muça”
  • Shkolla e Bashkuar “Shefqet Dosku”
  • Shkolla e Bashkuar “Gostimë”
  • Shkolla e Bashkuar “Rrahman Çota”
  • Shkolla e Bashkuar Orenjë

Ndërsa në Prrenjas, pjesë e programit do të jenë 4 institucione arsimore:

  • Shkolla 9-vjeçare “Zihni Golemi”
  • Shkolla 9-vjeçare “Qybra Sokoli”
  • Gjimnazi “Halit Bërzeshta”
  • Shkolla e Bashkuar “Sali Halili”

Programi “Pas Shkolle” synon të zgjerojë aktivitetet që nxënësit mund të zhvillojnë përtej mësimit tradicional, duke krijuar hapësira për edukim, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen në aktivitete që lidhen me interesat dhe talentet e tyre.

Për Librazhdin dhe Prrenjasin, përfshirja e 14 shkollave në këtë program përbën një mundësi shtesë për nxënësit e zonave urbane dhe rurale, duke u dhënë atyre më shumë alternativa për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në mjediset shkollore.

Në nivel kombëtar, programi këtë vit përfshin 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë, duke synuar që aktivitetet pas mësimit të shërbejnë si një mundësi plotësuese për zhvillimin akademik, kulturor dhe të talenteve të të rinjve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME