Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja : Plazhet publike zgjerohen me 67%, frenohen abuzimet me çmimet

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Plazhet publike në Shqipëri janë zgjeruar ndjeshëm gjatë këtij sezoni turistik, duke ofruar më shumë hapësira, akses dhe mundësi për pushuesit vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se numri i parcelave të stacioneve të plazheve publike është rritur me 67% këtë sezon, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin, sa i takon vijës bregdetare, lumore dhe liqenore.

Sipas ministrit, zgjerimi i hapësirave publike synon t’u garantojë banorëve të zonave bregdetare dhe turistëve më shumë mundësi për të shijuar plazhet, me cilësi dhe çmime të përballueshme.

“Për herë të parë, plazhet e menaxhuara nga bashkitë ofrojnë edhe shërbime si çadra dhe shezlongë, me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë. Kjo masë synon gjithashtu të kontribuojë në frenimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik”, tha Gonxhja.

Ministri solli në vëmendje se Saranda, së bashku me disa bashki të tjera, është evidentuar si një prej modeleve të këtij menaxhimi, ndërsa theksoi se puna për përmirësimin e menaxhimit të hapësirave publike bregdetare do të vijojë.

“Atmosfera këtë vit në Sarandë është shprehja më e mirë e rezultatit të prekshëm sa i takon aksesit në plazhe dhe hapësirave publike. Këtu për herë të parë, është krijuar një tipologji e re e plazheve të menaxhuara nga bashkitë, ku ofrohen edhe çadra dhe shezlongë me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë”, tha Gonxhja.

Sipas tij, kjo mënyrë menaxhimi synon të rregullojë tregun dhe të frenojë abuzimet me çmimet, duke garantuar më shumë akses për qytetarët dhe turistët.

“Puna vijon edhe për pjesën e plazheve në zonat e mbrojtura apo zonat rurale dhe ne shkojmë drejt një formalizimi, pasi duam që ekonomia turistike të sjellë të ardhura që të shkojnë në të mira për publikun”, u shpreh ministri.

Gonxhja nënvizoi se angazhimi për zgjerimin e plazheve publike do të vijojë, me synimin për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të pasur akses në plazhe me çmime të përballueshme.

“Do ta çojmë përpara angazhimin për plazhe publike dhe të drejtën e qytetarëve për plazhe të përballueshme, me çmime të përballueshme në çdo aspekt”, deklaroi Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MË PAK ALIBI, MË SHUMË PËRGJEGJËSI!

Nga Erion Sqapi Në dy ndeshje, Vllaznia ka marrë dy...

Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

SPANJË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Më...

Bardhi: Qeveria të shfuqizojë ndryshimet korruptive në ligjin për zonat e mbrojtura

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Elbasan, përkujtohet 15-vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë, Sabit Caka

ELBASAN ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Me...