TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha.
Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin.
Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij.
Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim.

