Katastrofa në Nepal/ Rëndohet bilanci i përmbytjeve, 750 viktima dhe mijëra të zhdukur. Operacionet e kërkimit vazhdojnë

NEPAL , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 3 mijë persona të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën distriktin Rasuwa, në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit, të mërkurën e 26 gushtit.

Bilanci i viktimave vijon të rritet. Sipas të dhënave të fundit, rreth 750 persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.
Në përpjekje për të ndihmuar zonat e prekura nga katastrofa natyrore, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një fond prej 3.6 milionë dollarësh në ndihmë të Nepalit. Ndërkohë, sipas CNN, të paktën 90 shtetas amerikanë rezultojnë të zhdukur në Nepal pas përmbytjeve.

Situata mbetet kritike edhe për shkak të rrezikut të përmbytjeve të reja. Autoritetet nepaleze kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në gatishmëri të lartë, pasi niveli i ujit në lumin Bhotekoshi është rritur ndjeshëm.
Në zonën e prekur nga fatkeqësia është regjistruar gjithashtu një tjetër rrëshqitje dheu. Për shkak të rrezikut të shtuar, ekipet e shpëtimit që po punonin për të arritur te personat e zhdukur janë zhvendosur përkohësisht në një zonë më të sigurt.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Emigrantët gati të largohen, frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

GJERMANI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shumë emigrantë në...

Perlat Musta , legjenda e portës shqiptare : Unë erdha Perlat , Partizani më bëri Mustë

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Nga një djalë...

Zjarret në Shqipëri/ 26 vatra në 24 orë, 4 vijojnë aktive, problematika në malin e Dajtit

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...