Rama prezanton Operatorin Kombëtar të Ujit dhe planin për heqjen e depozitave

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë edhe plani për heqjen e depozitave nga pallatet, të cilat mund të jenë burim katastrofash.

“Depozitat janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara dhe mund të shkaktojnë fatkeqësi. Koha ka ardhur të veprojmë,” tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu masat kundër abuzimeve, kryesisht për qëllime fitimi, si lavazhet:

  • Uji në qiell është diçka tjetër, në rubinet diçka tjetër. Kur futet në sistem, bëhet prodhim i njeriut, një mall jetik që shpërndahet dhe shitet.
  • Faza e dytë e reformës do të fokusohet në prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me ujë, duke ndaluar abuzuesit me lidhje të paligjshme dhe lavazhe që përdorin ujë pa pagesë.
  • Nga faza e parë e reformës janë lidhur 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme.

Plani i masave do të synojë ndalimin e abuzimeve dhe sigurimin e shërbimit të drejtë për qytetarët që paguajnë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tronditet Sopoti pas humbjes me Korabin, Rraman Hallaçi jep dorëheqjen: Lamtumirë me mesazh emocionues!

LIBRAZHD , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Një zhvillim i...

Tirana ndalet në Vorë, bardheblutë humbasin mundësinë për t’u ngjitur në renditje

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Java e 12-të...

Prokuroria e Elbasanit dhe AMP aksion në Gramsh, sekuestrojnë kokainë në banesat e dy personave nën arrest shtëpie

ELBASAN , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Prokuroria e Elbasanit,...