LEZHË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor qe lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër.
Një automjet tip “Audi” ka përplasur një monopatine me të cilin po lëvizte një 13-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.
Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

