Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamo City do të zhvillohet në një tjetër stadium dhe në një orar të ndryshuar.

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për këtë përballje.
Sfida, e vlefshme për fazën e parë të kampionatit, do të luhet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në orën 18:30.
Ndërkohë, në fazën e dytë të kampionatit, përballja e kthimit mes Dinamo City dhe Skënderbeut do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”, sipas njoftimit të FSHF-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FSHH zgjeron partneritetet, Universiteti i Elbasanit pjesë e vizionit për zhvillimin e hendbollit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand...

Mentor Kikia-Berishës: “Bëjini një shërbim Shqipërisë, tërhiquni nga ambicia për kryeministër”

Analisti i drejtohet kreut të Partisë Demokratike me një...

PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas informacioneve nga...