Të paktën 150 tifozë të Pafos do zbarkojnë sonte në “Elbasan Arena”, qipriotët gati të bëjnë tifo për ekipin e zemrës në sfidën me Dinamo City

ELBASAN , 20 gusht 2026/Albania Express News/-“Elbasan Arena” pritet të jetë sonte një arenë e vërtetë europiane, ku përveç tifozërisë blu të Dinamos, do të jetë e pranishme edhe një grup i konsiderueshëm mbështetësish nga Qipro.

Të paktën 150 tifozë të FC Pafos pritet të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre në përballjen ndaj Dinamo City, e cila luhet sonte në orën 21:00.

Mbështetësit qipriotë do të jenë të vendosur në tribunën C të “Elbasan Arena”, e cila u është rezervuar posaçërisht tifozëve miq. Ata pritet të krijojnë atmosferën e tyre gjatë gjithë ndeshjes, duke shoqëruar skuadrën e Pafos me këngë, brohoritje dhe flamuj.

Për tifozët e skuadrës qipriote, çmimi i biletës është 500 lekë, ndërsa prania e tyre në grup i jep sfidës një tjetër dimension, duke e kthyer stadiumin “Elbasan Arena” në një skenë ku do të përplasen dy tifozeri.

Nga njëra anë, tifozëria verdh e blu e Dinamos, që pritet të dyndet masivisht drejt stadiumit, ndërsa në sektorin mik do të qëndrojnë mbështetësit e Pafos, të ardhur për të qenë pranë ekipit të zemrës në këtë sfidë të rëndësishme europiane.

Kështu, sonte në Elbasan Arena nuk do të jetë vetëm një duel në fushën e blertë. Dinamo City e Tiranës dhe Pafos e Qipros do të kenë përballë njëra-tjetrës edhe dy tifozeri, që pritet t’i japin ngjyra dhe emocione të veçanta mbrëmjes europiane.

Sontë në 21:00 – “Elbasan Arena” ndizet për Dinamo City–FC Pafos!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...