Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e sotme, 18 gusht 2026, në orën 13:00, ku Boriçi u paraqit përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal ndaj tij.

Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi në një lokal në Elbasan, ku një konflikt mes personave ka përshkallëzuar dhe i dyshuari, sipas akuzës, dyshohet se ka përdorur armë zjarri në përpjekje për t’i marrë jetën një shtetasi.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e Poli Boriçit, i cili tashmë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, në zbatim të vendimit të gjykatës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Seanca kishte në objekt “Vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë”. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka analizuar rrethanat e ngjarjes, dyshimet e ngritura nga organi i akuzës dhe materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimit.

Prokuroria ka kërkuar një masë sigurie që garanton vijimin e hetimeve dhe shmangien e çdo rreziku që mund të lidhet me të dyshuarin, ndërsa mbrojtja ka paraqitur qëndrimin e saj përpara gjykatës.

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Boriçin i cili mbrohej nga avokat kryesisht.

 

Pavarësisht vendimit për masën e sigurisë, hetimet për ngjarjen nuk kanë përfunduar. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.Boriçi nga ana e tij ka deklaruar se nuk kishte qëllim ta vriste por ta frikësonte.

Në kuadër të hetimit pritet të analizohen provat e administruara, dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në lokal, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Boriçi do të qëndrojë në masën “arrest në burg” gjatë vijimit të procedurave hetimore dhe gjyqësore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME