“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

TIRANË ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin lidhur me dokumentin “Besa”, të përpiluar nga kryeministri Edi Rama për protestuesit që prej dy muajsh qëndrojnë përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se dokumenti “Besa” është realizuar përmes inteligjencës artificiale dhe nuk është hartuar nga njeriu.

Sipas liderit të opozitës, ky material është tërësisht fals dhe përfaqëson atë që ai e quajti “‘Besa’ e të pabesit”, duke iu referuar kreut të qeverisë.

 

Reagimi i Berishës:

Gjuhëtari digjital!

“Besa” e të pabesit është fallco, me AI

Lexoni mesazhin e gjuhëtarit digjital!

Mirëmbrëma Doktor analizova me kujdes, dokumentin “Besa” që ka shpërndarë KM dhe del shume qarte që është bërë me AI dhe jo nga njeriu.

Shumë fjali fillojnë me “Por”, “Po” dhe “Dhe” që në semantikën e gjuhës shqipe nuk janë të përdorshme, madje gramatikisht konsiderohen gabime.

Ka shumë elementë përmbajtësor që kanë një gjuhë “zyrtare” AI të tipit chatgpt plus, mbasi programi mendon në anglisht edhe pse ti ja kërkon në shqip, kështu që ka për bazë rregullat drejtshkrimore apo semantikore të anglishtes, që nuk janë si të shqipes. Nga i pabesi pritet veçse pabesi dhe mashtrime!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...