Dajçi, zona ku lumi Buna krijon peizazhe e plazhe magjepsëse

SHKODËR ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Bregu i Bunës në zonën e Dajçit (Shkodër) është një tjetër atraksion turistik që po tërheq pushues të shumtë vendas, por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregu i Bunës në Dajç, vetëm 18 kilometra larg Shkodrës.

Rama e cilësoi këtë si një zonë të mrekullueshme ku lumi Buna krijon peizazhe e plazhe magjepsëse.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e lumit Buna, kjo zonë ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME