Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak në Dimal, miratohet pavlefshmëria e relacionit të propozuar për bashkimin me Beratin

DIMAL ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal.

Fillimisht, në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me bashkinë Berat.
Sipas relacionit,të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme (ish rrethet), shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.

Sipas këshilltarëve bashkiak, bashkia Dimal në këto 10-vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.
Sipas këshilltarëve,ndryshe nga sa konsiderohet në relacian shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues,bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare. Pas diskutimeve të këshilltarëve bashkiak, të gjithë njëzëri dolën në përdundimin se: “Në relacion,në kundërshtim me nenin 89,nuk argumentohen as me fake dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirje”.
Pra, duke argumentuar se në këto kushte propozimi është i pavlefshëm, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmëtinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 në Kolumbi, disa persona të lënduar, banorët vrapojnë të tmerruar

KOLUMBI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Një tërmet me magnitudë...