Flakët kërcënojnë Athinën/ Evakuohet një fshat, 172 zjarrfikës luftojnë me erërat e forta në Atikë

ATHINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i ri shpërtheu mëngjesin e së hënës në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Zjarri u regjistrua në Kouvaras, rreth 60 kilometra nga kryeqyteti grek, në rajonin e Atikës. Sipas shërbimit zjarrfikës, në operacion janë angazhuar të paktën 172 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete. Ndërhyrja nga toka po mbështetet nga dy avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë.
Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erërave që kalojnë shpejtësinë 70 kilometra në orë. Autoritetet e mbrojtjes civile urdhëruan evakuimin e fshatit Agios Stylianos, pranë zonës së zjarrit, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Kjo është vatra e dytë e madhe pranë Athinës gjatë kësaj vere.

Dhjetë ditë më parë, një zjarr në veriperëndim të kryeqytetit grek dogji më shumë se 11 mijë hektarë pyje me pisha dhe toka bujqësore. Për shkak të erërave që arritën deri në 130 kilometra në orë, zjarrfikësve iu deshën pesë ditë për ta vënë atë nën kontroll. Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri humbën jetën pas përplasjes me një tjetër mjet ajror gjatë operacionit. Greqia mbetet në gatishmëri ekstreme, ndërsa disa rajone janë klasifikuar me rrezikshmëri shumë të lartë për zjarre. Ekspertët paralajmërojnë se zjarret në Atikë janë bërë më të shpeshta dhe më të rënda.
Nga viti 2017 deri në vitin 2026, 15 zjarre të mëdha kanë djegur 42 për qind të sipërfaqes së përgjithshme pyjore të rajonit. Shkencëtarët e lidhin shtimin e zjarreve në Greqi dhe në Mesdhe me ndryshimet klimatike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë në Mirakë të Librazhdit, banorët kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

LIBRAZHD ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Banorët e Mirakës në...

Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën ujë, mbi 1 milion të evakuuar, paralajmërohet për përmbytje

KINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Mbi 1 milion banorë...