Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mësohet se ai u shua pas mesnate, pas një sëmundjeje të gjatë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen për humbjen e të atit.
Dhimitër Anagnosti njihet si një prej emrave më të rëndësishëm të filmit shqiptar, autor i dhjetëra veprave që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë kombëtare.

