Gjirokastra, perlë e turizmit kulturor shqiptar – Rama ndan pamje nga qyteti historik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti historik i Gjirokastrës, ku dhjetëra turistë të huaj shihen duke vizituar Qafën e Pazarit, Kalanë dhe pika të tjera me vlera të veçanta kulturore e historike.

Pamjet pasqyrojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ku vizitorët magjepsen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale. Si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, atraksionet autentike të Gjirokastrës e kanë shndërruar atë në një ndër destinacionet më të preferuara për turistët që duan të zbulojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

Falë investimeve të viteve të fundit në infrastrukturë dhe zhvillimit të turizmit kulturor, Gjirokastra po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, duke mbetur një thesar i gjallë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Banesa private përfshihet nga flakët në “Aqif Pasha”, angazhohen 3 mjete dhe 12 zjarrfikës

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një banesë...

Rama: Sezon politik me energji të reja, rritje cilësore e ndërveprimit me qytetarët

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Në takimin e...