Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, pranë Paprrit, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

ELBASAN , 23 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Papërr, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi kur ka goditur këmbësorin, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se këmbësori dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

Në vendin e aksidentit pritet të kryhen veprimet përkatëse nga shërbimet e policisë, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, identiteti i viktimës dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Shënim :Informacioni për vdekjen e këmbësorit mbetet paraprak dhe i pakonfirmuar zyrtarisht deri në një njoftim nga autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME