Divjaka në ditën e 8-të të protestës: Banorët kundër bashkimit me Lushnjen, kërkesa e pandryshuar “Divjaka Bashki!”,socialistët djegin teserat dhe …

DIVJAKË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Protesta e banorëve të Divjakës kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale ka hyrë sot në ditën e saj të tetë. Edhe gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje, dhjetëra banorë të qytetit dhe njësive administrative përreth janë mbledhur sërish për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.

Që prej ditës së parë të protestës, mesazhi i banorëve ka mbetur i njëjtë: “Divjaka Bashki!”. Ata kërkojnë që njësia vendore të ruajë statusin e saj si bashki më vete, duke argumentuar se Divjaka ka identitetin, historinë, resurset ekonomike dhe potencialin e saj zhvillimor.

Në protestën e mbrëmjes së sotme, mikrofoni ka qenë i hapur për të gjithë qytetarët që kanë dashur të shprehin qëndrimin e tyre. Pavarësisht zërave të ndryshëm, kërkesa e përbashkët e protestuesve ka qenë vetëm një: mos shkrirja e Bashkisë Divjakë dhe mos bashkimi i saj me Lushnjen.

Një nga momentet e protestës ka qenë edhe djegia simbolike e kartave të anëtarësisë së Partisë Socialiste nga disa prej pjesëmarrësve, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimmarrjeve të mazhorancës për reformën territoriale.

Ndërkohë, organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t’u drejtohet institucioneve shtetërore. Përmes këtij dokumenti kërkohet anulimi i projektit të reformës që parashikon bashkëngjitjen e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën e tyre, ndërsa çdo mbrëmje protesta mbyllet me një marshim në rrugët e qytetit të Divjakës, ku qytetarët përsërisin thirrjen e tyre: “Divjaka Bashki!”.Ndërsa disa dogjën publikisht teserën e PS ndërsa zhvillohej protesta .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”?

EUROPË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Evropa përjetoi...

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Projektligji për...

AZHBR rikujton fermerët për afatet e dokumentacionit në Skemën Kombëtare 2026

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Agjencia për...

Protesta e 69-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Rama, jep dorëheqjen”

QindraTIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/- qytetarë...