Protesta e 69-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Rama, jep dorëheqjen”

QindraTIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/- qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të  e premteje në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke zhvilluar protestën e 69-të kundër qeverisë. Pas grumbullimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, pjesëmarrësit kanë kërkuar ndryshim politik dhe përgjegjësi nga qeveria. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për situatën politike dhe qeverisjen aktuale.

Tubimi vijon përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime nga organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës. Ata do të përcjellin mesazhet e tyre dhe kërkesat për ndryshime në drejtimin e vendit.

Protesta e 69-të është pjesë e një serie tubimesh të zhvilluara në Tiranë, ku pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim të kursit politik dhe marrjen e përgjegjësive nga mazhoranca qeverisëse. Autoritetet kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa lëvizja e qytetarëve përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit vijon nën monitorimin e forcave të rendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”?

EUROPË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Evropa përjetoi...

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Projektligji për...

AZHBR rikujton fermerët për afatet e dokumentacionit në Skemën Kombëtare 2026

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Agjencia për...