Tjetër sukses për arbitrimin shqiptar në Europë, UEFA i besoi këtë javë elbasanasit Enea Jorgji dhe tre kolegëve të tij shqiptarë sfidën e rëndësishme të Ligës së Konferencës

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Arbitrat shqiptarë vijojnë të jenë pjesë e ndeshjeve të rëndësishme europiane, ndërsa UEFA kishte përzgjedhur edhe një herë Enea Jorgjin për të drejtuar një përballje të nivelit të lartë.
Arbitri ndërkombëtar shqiptar ishte  kryesori i sfidës së raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës mes Debrecenit dhe Kopenhagenit. Përballja mes skuadrës hungareze dhe asaj daneze u zhvillua  më 6 gusht, në orën 19:00, në stadiumin e Debrecenit.
Jorgji kishte  në krah një trupë tërësisht shqiptare. Denis Rexha dhe Xhulio Mani asistuan  si arbitra anësorë, ndërsa Olsid Ferataj do të jetë arbitri i katërt i takimit.
Edhe teknologjia VAR jushte  përfaqësim shqiptar, pasi Albert Doda mbajti rolin e AVAR-it, në krah të italianit Daniele Doveri, i caktuar si arbitër VAR.

Ky ishte një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Enea Jorgjin dhe gjithë arbitrimin shqiptar, duke konfirmuar besimin që UEFA vazhdon t’u japë gjyqtarëve tanë në kompeticionet europiane.
Angazhimet e shpeshta të arbitrave shqiptarë në ndeshjet ndërkombëtare tregojnë progresin profesional të këtij sektori dhe rritjen e prezencës së futbollit shqiptar në arenën europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...