Zjarret aktive në Dajt, Kavajë dhe Mallakastër, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, ndërsa në disa qarqe situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Sipas informacionit të Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), në Dajt vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me angazhimin e 30 efektivëve të MZSH-së, 10 punonjësve të ADZM-së dhe një helikopteri të Forcës Ajrore.

Në Çakallesh/Cikallesh, në Kavajë, zjarri mbetet aktiv në një terren të vështirë.

Në operacion janë angazhuar forca të MZSH-së nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, si dhe avioni “Air Tractor”, për shkak të rrezikut për banesat.

Në Mallakastër, në zonën Riban–Ngraçan–Panahor, ndërhyrja vijon nga toka dhe ajri me forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet në rreth 180 hektarë pyll me pisha.

Në Kostren 2, në Berat, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me tre automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.

Ndërkohë, në Elbasan, në zonat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës, vatrat e zjarrit janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin më rrezik .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...