Kryetari i Bashkisë Librazhd z.Mariglen Disha dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC z.Haki Çako në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në malin e Dardhës

LIBRAZHD ,03 gusht 2026/Albania Express News/– Vijojnë përpjekjet intensive për vënien nën kontroll të zjarrit që ka përfshirë malin e Dardhës, ndërsa drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore kanë ndjekur nga afër situatën në terren.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, zhvilluan një inspektim në zonën e prekur nga flakët, ku u njohën nga afër me ecurinë e operacionit dhe punën e strukturave të angazhuara për izolimin e vatrës së zjarrit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Elbasan dhe Bashkinë Librazhd, po koordinon të gjitha veprimet ndërinstitucionale, duke mbështetur forcat operacionale me kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe logjistike për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas autoriteteve, bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve është vendimtar në raste të tilla emergjente, me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe pasurive natyrore që rrezikohen nga zjarri.

Në operacion janë angazhuar punonjësit e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, strukturat e mbrojtjes civile, Policia e Shtetit, punonjës të Bashkisë Librazhd, si dhe forca të tjera mbështetëse dhe vullnetarë, të cilët vijojnë punën pa ndërprerje në terren për neutralizimin e vatrave aktive.

Qeveria Shqiptare, përmes sistemit të mbrojtjes civile, ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe për mbështetjen e komuniteteve të prekura nga zjarri.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe koordinimin e operacionit në bashkëpunim me strukturat vendore, deri në normalizimin e plotë të situatës.

Autoritetet shprehen besimplotë se, falë angazhimit të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, situata do të kapërcehet me sukses, ndërsa përsërisin apelin për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga ana e banorëve gjatë kësaj periudhe me rrezik të lartë zjarresh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bashkimi i Selenicës me Vlorën, deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

SELENICË ,03 gush 2026/Albania Express News/-Deputeti i PS Vullnet...

Fernando Ndrejaj firmos me Gramshin, përforcim me eksperiencë për sezonin e ri

GRAMSH ,03 gush 2026/Albania Express News/-KF Gramshi ka zyrtarizuar...

Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Autori i dyshuar ITALI ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një 24-vjeçar...