“Gjeniu shqiptar i matematikës” rikthehet në atdhe, Rei Dunja lë karrierën në Britani për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Rei Dunja, i njohur prej vitesh si “gjeniu shqiptar i matematikës”, ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional. I riu 22-vjeçar ka përfunduar me rezultate maksimale studimet në Universitetin e Edinburgh-it, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në botë, ku është nderuar edhe me një nga medaljet më të rëndësishme që u akordohen studentëve me performancë të shkëlqyer.

Pas diplomimit, Rei Dunja nisi karrierën në një kompani britanike që zhvillon teknologji të avancuara për rrjetet inteligjente elektrike. Megjithatë, ai mori një vendim që ka tërhequr vëmendjen: të rikthehej në Shqipëri për të vënë në shërbim të vendit njohuritë dhe eksperiencën e fituar jashtë.

Sipas tij, motivimi kryesor ishte dëshira për t’i kthyer Shqipërisë atë që ka marrë ndër vite dhe për të dhënë një kontribut konkret në modernizimin e sektorit energjetik. Ai synon të angazhohet në projekte inovative që mund të reduktojnë humbjet në rrjetin elektrik, të rrisin efikasitetin e sistemit energjetik dhe të sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët.

Historia e Rei Dunjës është një shembull frymëzues i suksesit të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, por edhe i zgjedhjes për t’u rikthyer dhe investuar dijen në vendin e origjinës. Me arritjet e tij akademike dhe vizionin për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë, ai përcjell një mesazh të fortë se talenti shqiptar jo vetëm mund të shkëlqejë në universitetet më të mira të botës, por edhe të bëhet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij

Autori i dyshuar ITALI ,03 gush 2026/Albania Express News/-Një 24-vjeçar...

Zjarr masiv pranë Hekalit, flakët rrezikuan banesat dhe puset e naftës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen

FIER ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...