Vapa ekstreme në Belsh, zjarrfikësit dalin në terren për të freskuar pedonalen dhe rrugët e qytetit

BELSH ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një situatë të vështirë edhe në Bashkinë e Belshit, ku termometri ka shënuar vlera shumë të larta gjatë orëve të mesditës.

Për të lehtësuar sadopak efektet e vapës për qytetarët, Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Belsh ka ndërhyrë duke spërkatur me ujë pedonalen dhe disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Veprimi synon uljen e temperaturës në sipërfaqet e asfaltit dhe krijimin e një ambienti më të freskët për banorët dhe vizitorët që qarkullojnë në zonat më të frekuentuara.

Pamjet nga qyteti tregojnë automjetet zjarrfikëse në aksion, ndërsa uji hidhet përgjatë pedonales dhe rrugëve, një praktikë që po përdoret edhe në qytete të ndryshme gjatë valëve të të nxehtit ekstrem.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e larta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME