Ministri Andis Salla në Pogradec prezanton “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”: Mbështetje financiare për modernizimin e agro-përpunimit dhe rritjen e eksporteve

POGRADEC ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ishte në fokus të vizitës së Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Zëvendëskryeministres Albana Koçiu, në fabrikën e përpunimit të qumështit “VITA 2001” në Pogradec.

Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit, u prezantuan mundësitë që ofron kjo nismë për sipërmarrjet e sektorit agro-përpunues dhe agroturizmit, me synim rritjen e investimeve, modernizimin e teknologjisë dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

Ministri Salla bëri të ditur se programi krijon mundësi konkrete financimi për bizneset që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre, përmes kredive me kushte lehtësuese deri në 2 milionë euro, si dhe asistencës teknike për hartimin dhe realizimin e projekteve të investimit.

Sipas tij, një nga prioritetet kryesore është përgatitja e operatorëve ushqimorë shqiptarë për standardet e Bashkimit Europian, duke garantuar produkte më cilësore dhe më konkurruese në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

“Po realizojmë procesin e kategorizimit të operatorëve, në mënyrë që bizneset të identifikojnë investimet që u nevojiten për të përmbushur standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian. Nuk është një proces penalizues, por një mundësi për t’u përgatitur që sot, përmes mbështetjes financiare dhe instrumenteve si programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’”, deklaroi Ministri Salla.

Ai theksoi se Shqipëria tashmë disponon kapacitete moderne laboratorike për kontrollin e sigurisë ushqimore, ndërsa investimet në teknologji, pajisje të reja dhe certifikime janë të domosdoshme për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare.

“Na duhet një nivel edhe më i lartë sigurie ushqimore, si për konsumatorin shqiptar, ashtu edhe për tregjet ku synojmë të eksportojmë. Për këtë arsye po mbështesim bizneset që të investojnë sot, në mënyrë që nesër të jenë plotësisht të përgatitura për tregun europian”, u shpreh Salla.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të lehtësojë aksesin e bizneseve shqiptare në financim përmes kredive me interesa të subvencionuara dhe Garancisë Sovrane. Mbështetja fokusohet në investime për teknologji të reja, zgjerim të kapaciteteve prodhuese e përpunuese, certifikime dhe modernizimin e proceseve të punës.

Përmes kësaj nisme, sipërmarrësit nuk përfitojnë vetëm financim, por edhe asistencë profesionale për përgatitjen e planeve të biznesit dhe zbatimin e investimeve, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Vizita në fabrikën “VITA 2001” në Pogradec u cilësua si një shembull i rëndësisë që kanë investimet në sektorin e agro-përpunimit për zhvillimin ekonomik lokal dhe për afrimin e produkteve shqiptare me standardet europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vapa ekstreme në Belsh, zjarrfikësit dalin në terren për të freskuar pedonalen dhe rrugët e qytetit

BELSH ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Temperaturat e larta që...

Konfindustria kërkon ulje të taksave për karburantet dhe rikthimin e Bordit të Transparencës

TIRANË, 03 gusht 2026 /Albania Express News/ -Konfindustria i...

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit vizitë zyrtare në Kolumbi, forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër krimit të organizuar

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një delegacion i Prokurorisë...

“Mëso nga lumi”, mesazhi i koduar i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Ajo ka përdorur fotografinë...