Xhamia e Muradies thesar i trashëgimisë kulturore në Vlorë do të restaurohet

VLORË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit njoftoi se, kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e DRTK Vlorë, për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri.

Projekti, i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me TİKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), synon restaurimin dhe ruajtjen e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti, duke u zbatuar sipas standardeve bashkëkohore të konservimit dhe restaurimit, me respekt të plotë për autenticitetin dhe integritetin historik të monumentit.

Ky investim do të kontribuojë në mbrojtjen e një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Vlorës, duke garantuar ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të tij për brezat e ardhshëm.

Xhamia shekullore e Muradies, ndodhet në Vlorë dhe është ndërtuar nga i ashtuquajturi “Mikelanxhelo i Orientit”, Mimar Sinani. Sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, xhamia është ndërtuar në vitin 1542 me urdhërin e Sulltan Sulejmanit. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit te Flamurit. Element karakterizues është tamburi dymbedhjetë faqësh, i cili ngrihet mbi vëllimin kubik të sallës. Përballë portës gjendet mihrabi në formë gjysmërrethi, kurse në ndërsa në anën djathtë të tij ndodhet minberi. Minareja ka bazament poligonal dhe është e ndërtuar me gurë të gdhendur e dekorime në formë stalaktitesh në konsolin e kazanit. Nga aspekti arkitektonik Xhamia e Muradies përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Konfindustria kërkon ulje të taksave për karburantet dhe rikthimin e Bordit të Transparencës

TIRANË, 03 gusht 2026 /Albania Express News/ -Konfindustria i...

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit vizitë zyrtare në Kolumbi, forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër krimit të organizuar

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një delegacion i Prokurorisë...

“Mëso nga lumi”, mesazhi i koduar i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Ajo ka përdorur fotografinë...