Zjarret shkatërruese në Greqi me pesë të vdekur/ Asnjë banor nuk ka humbur jetën, viktimat janë mes forcave të shpëtimit

GREQI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Greqia vijon të luftojë me zjarre të mëdha që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në provë autoritetet.

Megjithëse situata ka qenë tejet e rëndë dhe mijëra banorë janë detyruar të evakuohen, deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë mes popullsisë civile.
Megjithatë, bilanci i viktimave mes atyre që ishin në vijën e parë të betejës me flakët është i rëndë. Tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve në ditët e fundit.

Tragjedia u thellua edhe më shumë pak orë më parë, kur dy pilotë të helikopterëve zjarrfikës humbën jetën pasi mjetet ajrore u përplasën gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve.
Autoritetet greke vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat aktive të zjarrit, ndërsa kushtet e vështira atmosferike dhe temperaturat e larta vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e flakëve.
Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje për të mbrojtur zonat e banuara dhe për të shmangur humbje të tjera njerëzore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME