Reforma territoriale, Boçi: Kushtetuta kërkon konsultim real me qytetarët

TIRANË, 02 gusht  2026 /Albania Express News/-Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me kundërshtitë për propozimin e Partisë Socialiste për reformën administrativo-territoriale.

Sipas Boçit, kryeministri Rama po përpiqet të paraqesë si “pluralizëm” atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës.

Ai shprehet për shkelje të parimeve kushtetuese dhe ligjore gjatë procesit të reformës territoriale, duke kërkuar konsultim real me qytetarët e zonave që preken nga ndryshimet.

Në analizën e tij, deputeti i PD-së Luçiano Boçi kundërshton argumentet e Kryeministrit për afatin 60-ditor të konsultimeve dhe thotë se procesi nuk mund të reduktohet në procedura formale apo diskutime institucionale pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve.

“Ju përpiqeni ta mbuloni këtë krizë politiko-territoriale me argumentin e “60 ditëve të konsultimit”. Së pari, Kushtetuta, në nenin 108, pika 2, nuk kërkon thjesht një afat. Ajo kërkon marrjen paraprake të mendimit të popullsisë së territoreve ku ndryshohen kufijtë”, u shpreh Boçi.

“Së dyti, afati 60-ditor që përmendni nuk është afati i “konsultimit publik”, siç përpiqeni ta paraqisni.  Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” e lidh këtë afat me kohën që u jepet këshillave bashkiakë, qarqeve dhe institucioneve për të dhënë mendimin e tyre zyrtar, pasi marrin kërkesën. Janë dy procese krejt të ndryshme. Së treti, konsultimi nuk përmbushet duke dëgjuar vetëm kryetarët e bashkive apo ekspertët e përzgjedhur.  Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që të merret mendimi real, paraprak, i dokumentuar dhe territorial i popullsisë së çdo bashkie që preket”, vijoi ai.

“Së katërti, ligji kërkon që Kuvendit t’i paraqiten jo vetëm hartat dhe arsyetimet, por edhe mendimi i popullsisë, analizat ekonomike, sociale, kulturore e demografike për çdo territor të prekur. Së pesti, për vendime të tilla me impakt tërësor e kohor të gjatë publik siç është Reforma Territoriale, Parlamenti në traditën e konsoliduar dhe referuar Kushtetutës, nuk mund të zëvendësojë një komision me paritet politik pozitë-opozitë, me një nismë ligjore të njëanshme deputetësh”, shkruan Boçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Arben Malaj: Protestat paqësore atdhetare duhet të kulmojnë pa vonesë në “Mosbindje Civile”

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-ministri socialist, Arben Malaj...

Aksidenti i rëndë rrugor në Itali u merr jetën 6 personave, 30 të tjerë mbeten të plagosur

ITALI  ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...