TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ernest Muçi vazhdon të jetë një protagonist absolut te skuadra e Trabzonsporit dhe këtë po e tregon edhe në sfidat miqësore.
Në përballjen kundër Udineses, ylli shqiptar shënoi menjëherë pas katër minutave lojë.
Ai mori një top në zonë dhe goditi me të djathtën duke mposhtur portierin kundërshtar.
Muçi ka një sërë interesash nga klube të njohura në Europë këtë verë, por Trabzonspori do të bëjë çmos për ta mbajtur në skuadër.

