Tragjedi gjatë aksionit kundër flakëve në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës në Megara , dy të vdekur e dy të plagosur!

GREQI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë operacioneve për shuarjen e zjarrit masiv në zonën e Psathës, në Atikë, ku dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet, viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar me sukses nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se dy helikopterët e tipit Bell, të marrë me qira për operacionet në zonën Atikë–Beoti, u përplasën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve. Mjetet ajrore ishin ngritur pak më parë nga aeroporti i Elefsinës.

Në bordin e dy mjetëve ndodheshin gjithsej katër persona (dy shtetas grekë dhe dy të huaj). Burime nga kompania që kishte dhënë me qira helikopterët bëjnë me dije se dyshimet e para për shkakun e përplasjes tragjike lidhen me një gabim njerëzor.

Menjëherë pas aksidentit u aktivizua me urgjencë operacioni i kërkim-shpëtimit. Ekipet e emergjencës arritën të lokalizonin katër anëtarët e ekuipazheve, ku dy prej tyre u dërguan në spital me plagë, ndërsa dy të tjerët u nxorën pa shenja jete. Autoritetet greke kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ernest Muçi shkëlqen edhe në miqësore, ylli i Kombëtares shqiptare i shënon gol skuadrës së njohur italiane

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ernest Muçi vazhdon të...

Shkodra, gjithnjë e më e preferuar nga turistët e huaj

SHKODËR ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra, kryeqendra e veriut...