Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Foto ilustruese

PEQIN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident automobilistik është regjistruar rreth orës 10:15 të paradites së sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në afërsi të qytetit të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të paktën një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që grupi hetimor dhe Policia Rrugore të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes. Në zonë është regjistruar përkohësisht edhe ngadalësim i qarkullimit të automjeteve si pasojë e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shpërthen kamioni me eksploziv në Kolumbi, 14 të plagosur pranë një stacioni policie

KOLUMBI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një shpërthim i fuqishëm...

Dyshohet se humbi jetën në minierën e Bulqizës, vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit 40-vjeçar

BULQIZË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Operacioni i kërkim-shpëtimit për...