Përfshihet nga flakët në Berat një magazinë me materiale bujqësore, shpëton banesa dykatëshe

BERAT ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat.

Zjarri ka filluar në një magazinë të mbushur me materiale bujqësore dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë magazinën dhe banesën dykatëshe, që ishte ngjitur.
Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri kishte hyrë në katin e parë të banesës në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është lokalizuar në kohë dhe është fikur, duke u shpëtuar banesa.

Si pasojë e zjarrit, magazina me prodhime bujqësore është shkrumbuar totalisht. Burimet zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Foto ilustruese PEQIN ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident automobilistik...

Deputetëve të Kosovës iu dërgohen ftesat për seancën konstituive të Kuvendit

PRISHTINË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Ushtruesja e detyrës së...

Zjarret masive në Washington djegin mbi 1 milion hektarë, mijëra banorë evakuohen! Probleme edhe me energjinë elektrike

SHBA ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Zjarre të fuqishme kanë...

Futbollistët e Energie Cottbus surprizojnë tifozët, shkojnë në kinema të veshur si Spiderman

GREQI ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Në Greqi, filmi “Odisea”...