Shpërthim i fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

MOSKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një kafeneje në qendër të Moskës, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime zyrtare.

Shpërthimi ndodhi pranë një kafeneje në sheshin Kudrinskaya, duke shkaktuar panik në zonë. Menjëherë pas incidentit, vendngjarja u rrethua nga forca të shumta të Ministrisë së Brendshme dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Ministria ruse e Shëndetësisë konfirmoi se të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

💥 💣 A bomb joined a Kremlin regime VIP party at the high-end Balzi Rossi restaurant, just 2,000 meters from the Kremlin in Moscow.
At least 3 Russian fascists dead, dozens more injured. The military had established a perimeter around the venue for VIP safety.
Didn’t help. pic.twitter.com/HQlj5MxVek
— Igor Sushko (@igorsushko) August 1, 2026
Ndërkohë, disa media dhe blogerë rusë raportojnë se në një restorant luksoz pranë vendit të ngjarjes po festonte ditëlindjen Alexander Chaiko, komandanti i përgjithshëm i Forcave Hapësinore Ruse. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e tij apo për ndonjë lidhje me shpërthimin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...